Tapetë muri nga koleksioni Lavinya në një ambient të mobiluar — katalogu Paradise
TEKSTURA QË I JAPIN JETË HAPËSIRËS

Tapeta muri që
transformojnë
hapësirën tuaj.

Zbuloni mbi 600 modele tapetash muri.
Nga përzgjedhja e materialit te montimi profesional, me TEXTURALE.

Mbi 500 modele të përzgjedhura
Materiale të cilësisë së lartë
Montim profesional
Nga shtëpitë te hotelet
TEXTURALE

Tekstura që i japin
karakter çdo ambienti.

Nga ambientet private deri te projektet hoteliere dhe komerciale, sjellim tapeta muri që ndërthurin estetikën, cilësinë dhe funksionalitetin.

Me mbi 600 modele, ju ndihmojmë të gjeni teksturën e duhur për stilin tuaj. Përzgjedhja, furnizimi dhe montimi profesional — me kujdes për çdo detaj.

MATERIALET

Bukuri që i përshtatet jetës.

Tri lloje materialesh. Një përzgjedhje e menduar sipas përdorimit, stilit dhe kërkesave të ambientit tuaj.

01

Non-Woven Vinyl300 gr/m²

Bazë non-woven dhe sipërfaqe vinyli që pastrohet lehtë. Për shtëpi, vila dhe banesa.

Ambiance · Motto · Selective · Paradise
02

Non-Woven Vinyl350 gr/m²

Veti antibakteriale dhe rezistencë ndaj flakës e lagështisë. Për ambiente me kërkesa më të larta.

Për ambiente banimi dhe hapësira publike
03

Fabric-Backed Vinyl450 gr/m²

Bazë tekstili për qëndrueshmëri në ambiente me përdorim intensiv, nga hotelet te zyrat. Rezistente ndaj flakës.

Për projekte hoteliere dhe komerciale
KATALOGËT

Gjashtë katalogë.
507 modele.

TË PËRZGJEDHURATë gjitha produktet
FURNIZIM & MONTIM

Nga përzgjedhja
te detaji i fundit.

Jo vetëm materiali i duhur, por edhe përfundimi i duhur. Kujdesemi që tapeta të aplikohet me vëmendje ndaj detajeve.

01

Përzgjedhja e tapetës

Zgjedhim materialin, teksturën dhe nuancën në harmoni me ambientin tuaj.

02

Furnizimi me material

Planifikojmë furnizimin sipas përzgjedhjes dhe nevojave të projektit.

03

Montimi profesional

Aplikojmë tapetën me përpikëri për një përfundim të pastër dhe të kujdesshëm.

PËR ARKITEKTË & DIZAJNERË

Vizioni juaj. Teksturat tona.

Bashkëpunoni me TEXTURALE për projekte rezidenciale, hoteliere dhe komerciale. Përzgjedhje e pasur dhe kushte të dedikuara për profesionistët e arkitekturës dhe dizajnit.

PROJEKTE HOTELIERE & KOMERCIALE

Zbritje deri në 30%
për projekte të mëdha.

Për hotele, objekte komerciale dhe porosi me sasi të mëdha, ofrojmë kushte të veçanta furnizimi. Zbritja varet nga koleksioni dhe sasia e porositur.

PARTNERITET

Dëshironi të shisni produktet tona?

Për biznese të materialeve dekorative dhe interierit, ofrojmë mundësi bashkëpunimi dhe furnizimi me katalogët tanë.

PYETJE TË SHPESHTA

Detajet që
ju interesojnë.

A ofroni edhe montimin e tapetave të murit?

Po. Montimin profesional e ofrojmë brenda vendit. Për shtetet e tjera, bashkëpunojmë me montues që kanë punuar me tapetat tona dhe mund t’ju vëmë në kontakt me ta.

Cilat lloje të tapetave të murit ofroni?

Ofrojmë Non-Woven Vinyl 300 gr/m², Non-Woven Vinyl 350 gr/m² dhe Fabric-Backed Vinyl 450 gr/m². Materiali përzgjidhet sipas ambientit dhe kërkesave të projektit.

A janë tapetat të përshtatshme për hotele?

Po. Për hotele dhe ambiente me përdorim intensiv, ju ndihmojmë të përzgjidhni materialin e përshtatshëm dhe të planifikoni furnizimin e montimin.

Si mund t’i shfletoj katalogët?

Na shkruani në WhatsApp ose me email për katalogët Ambiance, Motto, Selective dhe Paradise. Ju ndihmojmë të zbuloni koleksionet dhe nuancat për projektin tuaj.

A keni tapeta antibakteriale dhe rezistente ndaj flakës?

Kategoritë Non-Woven Vinyl 350 gr/m² dhe Fabric-Backed Vinyl 450 gr/m² përfshijnë materiale me veti antibakteriale dhe rezistencë ndaj flakës e lagështisë. Na kontaktoni për specifikimet e materialit që ju intereson.

Si mund të kërkoj një ofertë?

Na dërgoni në WhatsApp ose me email llojin e ambientit, sipërfaqen e përafërt dhe modelin që ju pëlqen. Për projekte të mëdha, kushtet varen nga koleksioni dhe sasia.

LE TË FLASIM PËR PROJEKTIN TUAJ

Le t’i japim karakter
hapësirës suaj.

Na kontaktoni për të zgjedhur tapetën e duhur për ambientin tuaj.